Aktori i famshëm me origjinë shqiptare Jim Belushi prej disa kohësh është shkëputur nga aktrimi për të fokusuar në biznesin e mbjelljes së kanabisit.
Ai u ka munguar shumë fansave e tij për shkak se nuk shfaqet më në ekran e më së tepërmi atyre shqiptarë të cilët e shohin edhe më pak.
Pak orë më parë aktori ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa foto ku ka qenë i ftuar në banketin e një kishe Katolike në Shqipëri, një event që ai do ta mbajë mend për një kohë të gjatë.
Jim rrëfeu se është krenar për rrënjët e tij shqiptare dhe sesa shumë origjina e ka ndihmuar të formojë karakterin e tij si një emigrant në Chicago.