Prej kohësh tashmë ai ka hequr dorë nga aktrimi për t’ju përkushtuar bizneseve private. Ka pak muaj që Jim Belushi ka hapur lokalin e tij në Oregon të SHBA-ve të quajtur “Engjëll“. Ky lokal ka tërhequr menjëherë vëmendjen e shqiptarëve për emrin që ka. Gjithashtu, Jim i është përkushtuar edhe kultivimit të marijuanës dhe këtë gjë e ka bërë publike pa asnjë ndrojë. Sakaq, aktori shqiptar i njohur për rolin e tij në serialin “According to Jim”, asnjëherë nuk i ka harruar rrënjët shqiptare.
Së fundmi, ai ka hapur një llogari personale në Twitter dhe u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ta ndjekin. Aktori shumë i dashur i publikut ka shprehur dëshirën për të patur kontakt me më shumë shqiptarë që ai i quan vëllezër dhe motra. 66-vjeçari dëshiron që të gjithë shqiptarët ta ndjekin në këtë rrjet social në mënyrë që të flasin më shumë për rrënjët e tyre.
Nëse dhe ju keni një llogari në Twitter dhe ju pëlqeu kjo thirrje e aktorit shqiptar, mund ta ndiqni atë duke klikuar këtu.