Celebrities Showbiz

Jeta për të dhe Meghan-in vazhdon normalisht, njihuni me risinë e re në jetën e Harry-t!

Princ Harry dhe dukesha e Susexx-it, kanë qenë prej kohësh kryefjala e mediave dhe intervista e fundit ishte një “bombë” e vërtetë. Meghan Markle ka theksuar se ka menduar vetëvrasjen në muajin e 5-të shtatëzënisë, kunata Kate e ka bërë të qajë e sipas saj familja mbreterore shqetësohej se sa e errët do të ishte ngjyra e lëkurës së djalit Archie.

Miqtë e Meghan Markle u shprehën se ajo nuk është penduar aspak për ato që ka deklaruar dhe se familja mbretërore duhet të ‘lehtësohet’ që ajo nuk shkoi më në detaje për atë që ndodhi pas dyerve të pallatit.

Por pavarësisht gjithçkaje, jeta për Harry-n dhe Markle vazhdon. Së fundmi Harry ka nisur një punë të re. Sipas “E! News”, Duka i Sussex-it është bërë drejtues në “BetterUp Inc.”, i cili është një aplikacion që ofron trajnim profesional dhe këshillim për shëndetin mendor. Sipas bashkëthemeluesit dhe CEO së këtij programi, Alexi Robichaux, Princi Harry edukon dhe frymëzon komunitetin e tyre për rëndësinë e përqëndrimit në shëndetin mendor. Harry ndërkohë tha se:

Unë besoj fuqimisht se përqendrimi në aftësitë tona mendore na njeh me potencialet që kurrë nuk i dinim se i kishim brenda nesh. Të qenit i harmonizuar me mendjen tuaj dhe të paturit një strukturë mbështetëse rreth jush, janë thelbësore për të gjetur versionin më të mirë të performancës. Ajo që kam mësuar në jetën time lidhet me fuqinë e shndërrimit të dhimbjes në qëllim. Gjatë qendrimit tim në ushtri, mësova se nuk kemi nevojë vetëm të ndërtojmë qëndrueshmëri fizike, por edhe qëndrueshmëri mendore.

Dhe në vitet që nga ajo kohë, kuptimi im lidhur me çfarë do të thotë qëndrueshmëri dhe si mund ta ndërtojmë atë është formuar nga mijëra njerëz dhe ekspertë që kam qenë me fat të takoj. Përveç kësaj filozofie të përbashkët, ajo që tërhoqi vëmendjen time në lidhje me BetterUp ishte se misioni i kompanisë për të gjetur potencialin tek njerëzit kudo kërkon nevojë për inovacion, ndikim dhe integritet. Ekipi i tyre e ka bërë atë punë për vite me rradhë. Më bëri përshtypje edhe shkalla dhe mundësia e ndikimit, aftësia për të ndryshuar jetën e miliona njerëzve për mirë, përmes një kombinimi të lidhjes njerëzore, teknologjisë kryesore dhe shkencës së sjelljes.