Diva e muzikës pop, Jennifer Lopez, ka publikuar së fundmi në Instagram një trailer të shkurtër për dokumentarin e saj të ardhshëm në Netflix, “Halftime”. Filmi, titulli i të cilit është një shenjë për hyrjen e saj në të 50-at dhe për shfaqjen e saj në “Super Bowl” me Shakirën, premton të eksplorojë jetën e artistes brenda dhe jashtë skenës.
Një ditë përpara se të planifikohet të publikohet traileri i plotë, Jennifer publikoi në Instagramin e saj disa pamje të shkurtra që tregojnë atë në skenën e “Super Bowl” 2020 dhe gjatë provave të saj intensive.
Pjesa e parë do të ‘gërmojë’ në jetën personale të Jennifer, duke përfshirë lidhjen e saj me binjakët e saj 14-vjeçarë Max dhe Emme, punën e saj dhe një tjetër pamje e shkurtër tregoi Jennifer-in kur dukej e re gjatë fazave të hershme të karrierës së saj.
Filmi i saj i ri me Jennifer do të shfaqet në mbrëmjen e hapjes së “Festivalit të Filmit Tribeca” më 8 qershor përpara se të shfaqet në Netflix më 14 qershor. 52-vjeçarja aktualisht është duke shijuar fejesën me aktorin dhe regjisorin e njohur Ben Affleck, me të cilin rindezi romancën e saj vitin e kaluar.
Sjellim në vëmendje se Lopez ka reaguar së fundmi ndaj fejesës së ish-bashkëshortit të saj, Marc Anthony. Një burim ka treguar për ‘HollywoodLife’ se këngëtarja ndihet e lumtur për Anthony dhe u ka dërguar urimet e saj çiftit. Burimi u shpreh se:
Jen pushoi së paturi një mendim për jetën romantike të Marc shumë kohë më parë. Kanë kaluar kaq shumë vite që kur ata u ndanë dhe ata të dy kanë vazhduar me njerëz të tjerë.
Ish-dyshja e njohur Marc dhe Lopez pas ndarjes së tyre u dhanë të gjithë prindërve të divorcuar një mësim të madh dhe të rëndësishëm të jetës.