Celebrities Gossip Showbiz

Jeta e saj u bë serial, Anna Delvey do të marrë pjesë në spektaklin global të “Dancing With The Stars”?!

Anna Delvey, flitet se do të jetë pjesëmarrëse në sezonin e ardhshëm të “Dancing With The Stars”. Page Six, raportoi se 33-vjeçares iu dha leja për të udhëtuar në Los Angeles për shoun televiziv të kërcimit. Anna Delvey jeta e së cilës u bë serial i Netflix, u burgos në vitin 2019 për krimet e saj. Në vitin 2022 ajo filloi arrestin shtëpiak derisa priste vendimin nëse do të lejohej të qëndronte në SHBA pas qëndrimit të saj të plotë në burg.

Vetëm së fundmi, gjykata i dha të drejtën që ajo të përdorte përsëri rrjetet sociale. Kur doli nga burgu, Anna Delvey, emri i vërtetë Anna Sorokin u vu në arrest shtëpiak nga gjykatat e imigracionit, ndërsa priste të zbulonte nëse do të lejohej të qëndronte në SHBA ose nëse do të deportohej në Gjermani. Përveç që i vendosën një monitor në kyçin e këmbës, gjykata ia ndaloi të postonte në internet.

Vitin e kaluar, avokatët e saj thanë se kufizimet nuk shërbejnë absolutisht për asnjë qëllim në zbutjen e çdo rreziku udhëtimi jashtë vendit ose kërcënimi për komunitetin që zonja Sorokin mund të paraqesë dhe të shkelë qartë të drejtat e saj kushtetuese. Tani, Page Six raporton se gjykata i ka dhënë lejen dhe ajo do t’u kthehet rrjeteve sociale të premten në mbrëmje.

Ndërkaq, reperi Lil Kim, komediani Tommy Chong dhe artisti Steve O iu bashkuan më herët shout televiziv pas dënimeve të tyre. Delvey, megjithatë, është ylli i parë që njihet vetëm për dënimin e saj. Ajo arriti vëmendje të madhe edhe pas publikimit të serialit të Netflix, “Inventing Anna”, i cili portretizonte jetën e saj dhe mënyrën se si ajo pozoi si trashëgimtare gjermane dhe hyri në shoqërinë elitare të New York-ut. Delvey mashtroi bizneset duke u marrë 250 mijë dollarë, për të cilat edhe u burgos në vitin 2019.