Celebrities Film & Tv Showbiz

Jeta e boksierit legjendar do të shfaqet në një serial! Detajet e para…

Në Prime Video do të shfaqet një mini-serial i frymëzuar nga jeta e boksierit legjendar Muhamed Ali, i titulluar “The Greatest Of All Time”, siç quhej gjatë jetës së tij.

Konsiderohet si seriali i parë zyrtar për jetën e boksierit të famshëm dhe do të luhet nga Jaalen Best, me producentë ekzekutivë Michael B. Jordan, Ben Watkins dhe Josh Wakely. Ata siguruan të drejtat për historinë e Ali dhe sollën projektin në Amazon.

“Jam e emocionuar që do të prodhoj Greatest me Ben Watkins, i cili kapi thelbin e historisë së Muhamedit,” tha Lonnie Ali, gruaja e legjendës së boksit dhe producentja ekzekutive e serialit.