Celebrities Gossip

Jeta “amerikane” e Princ Harry dhe Meghan Markle!

Princ Harry dhe Meghan Markle janë ndër personazhet më të diskutuar të familjes mbretërore. Intervista që ata dhanë për prezantuesen ikonike televizive, Oprah Winfrey, mbeti për shumë gjatë në qendër të botës mediatike. Ndërkohë, ata po merren me një sërë projektesh duke u bërë kështu më shumë aktivë jashtë mbretërisë sësa si pjesë e saj.

Kujtojmë se pak muaj më parë Princ Harry dhe Meghan Markle nënshkruan kontratën miliona dollarëshe me “Netflix”. Ata do të prodhojnë filma, dokumentarë, seriale, spektakle dhe programe për fëmijë.

Duket se Harry dhe Meghan kanë gjetur një sërë mënyrash për të përmbushur standardet e tyre të jetesës, edhe pasi hoqën dorë nga titulli i tyre. Ata po investojnë shumë energji në disa projekte, për të cilat po paguhen mjaft mirë. Madje sipas Kitty Kelley, gazetares dhe shkrimtares amerikane, as yjet e Hollywood-it apo sportistët më të mirë, nuk mund të pretendojnë sa ata të dy.

Ndërkohë, Harry dhe Meghan së shpejti do të jetojnë në Montenico në Kaliforni, në një vend ku gjithashtu banojnë Ellen DeGeneres, Oprah Winfrey, Adam Levine and Katy Perry. Duket se ish-duka dhe ish-dukesha e Sussex-it, kanë lënë mënjanë totalisht jetën e tyre mbretërore, duke vendosur baza të reja në Amerikë.