Nëse ka jetë aliene në sistemin tonë diellor, ekspertët besojnë se mund të jetë duke u “fshehur” nën sipërfaqen e Marsit, në retë e Venusit ose në oqeanet e akullt të Jupiterit dhe në hënat e Saturnit. Por, një studim i ri, ka hapur një ‘dritare’ të re mundësie. Shkencëtarët e NASA-s thonë se hënat e Uranit, Titania dhe Oberon mund të kenë oqeane me ujëra të ngrohta mjaftueshëm për të lulëzuar jeta.
Studiuesit e bënë zbulimin pasi rianalizuan të dhënat nga fluturimet e afërta të Voyager 2 me Uaranin në vitet ’80. Po ashtu, ata përdorën modelimin kompjuterik për të kërkuar për shenja uji në pesë nga hënat e akullta të planetit. Ky është studimi i parë që hedh një shikim në përbërjen e brendshme dhe në mënyrën sesi kanë evoluar struktura në Ariel, Umbriel, Titania, Oberon, dhe Miranda.
Ajo që ata zbuluan është se katër prej tyre, të gjitha përveç Mirandës, ka të ngjarë të përmbajnë një oqean midis bërthamave dhe kores së akullt. Këta trupa uji mund të jenë aq të mëdhenj sa të jenë secili dhjetëra milje të thellë, zbuluan studiuesit e NASA-s nga Laboratori Jet Propulsion në Kaliforninë e Jugut. Në total, Urani ka të paktën 27 hëna që e orbitojnë, me katër më të mëdhatë që variojnë nga Arieli me 1,160 km gjerësi deri te Titania, që ka një gjerësi prej 1,580 km.
Rikujtojmë, se një qytet i vogël të cilin banorët e quajnë “shtëpia e alienëve”, pretendon se mund të jetë një vend ideal për pamjet e UFO-ve. Lino-machi, me vendndodhje në distriktin Date në Fukushima të Japonisë, çdo vit ka qindra raportime, me disa prej tyre që sugjerojnë se ai vend është një magnet për t’u vizituar nga jashtëtokësorët. Me më pak se 5,000 persona që jetojnë në qytetin e vogël, shumë besojnë se mungesa e dritave dhe ndriçimit është një faktor që i terheq ata dhe se si banorët janë duke ‘mirëpritur’ këta miq të rinj.