Celebrities Gossip Music Showbiz

Jessie J rrëfen arsyen se përse po largohet nga muzika!

Jessie J ka treguar së fundmi se ka vendosur të shkëputet për disa kohë nga muzka, për të shijuar kohën me djalin e saj. Këngëtarja 35-vjeçare mirëpriti djalin e saj Sky në maj të vitit të kaluar, me partnerin e saj, basketbollistin Chanan Colman. Ajo hyri në Instagram për të publikuar një video të adhurueshme të saj duke ushqyer djalin dhe në mbishkrim shkruhej se ai i dha asaj një qëllim për të jetuar.

Jessie shpjegoi se do të bënte muzikë të re dhe do të rikthehej në turne në të ardhmen, por për momentin ajo donte të shijonte kohën e saj me Sky. Ylli i muzikës pop shtoi se kishte vendosur të mos stresohej më dhe të mos ndihej fajtore pasi gjithmonë është kujdesur për hapin e radhës në karrierë por tashmë ndihet mirënjohëse që i ka të gjitha mundësitë që të kaloj kohë më djalin e saj.

Behem 36-vjeçe këte muaj. Do të prodhoj muzikë të re sërish, do të shkoj në turnë sërish si edhe nëpër evente apo festa të ndryshme. Por momentalisht kjo është ajo që dua, nuk dua të humbas këtë kohë. Nuk dua që dikush tjetër ta bëj këtë për mua. Kam pritur një jetë të tërë për këtë. E di që shumë njerëz mund t’i bëjnë dy gjëra njëkohësisht dhe mendoj se kjo është diçka e mrekullueshme nëse është gjëja e duhur për ta dhe e di se një ditë do jem edhe unë si ato.

Së fundmi artistja e njohur i është kundërpërgjigjur komenteve negative të përdoruesve të internetit, të cilët shprehen se ajo është ‘plakur’. Këngëtarja e hitit “Price Tag” ka bërë një postim në profilin e saj të Instagramit, përmes të cilit ka mbrojtur pamjen e saj. Artistja e cila fitoi famë me publikimin e albumit të saj debutues “Who You Are” në 2011, tha se i pëlqen të duket sikur ka ‘jetuar një jetë’.