Love & Sex

Jepini rëndësi vajza! Shuma që ai shpenzon në takimin tuaj të parë tregon shumë për vazhdimësinë e lidhjes suaj!

Sipas një studimi, djemtë që zgjedhin që takimet e para të jenë në vende të mira, kanë një synim më afatgjatë për marrëdhënien. WhatsYourPrice.com, një faqe takimesh në internet ku përdoruesit mund të bëjnë sugjerime për takime, kreu një studim dy-vjeçar me anëtarët e tyre meshkuj amerikanë për të përcaktuar korrelacionin midis shpenzimeve në takimin e parë dhe pikëpamjes së marrëdhënies.

Meshkujt shpenzojnë mesatarisht 80 dollarë në një takim të parë. Por në këtë studim, djemtë që shpenzuan tre herë më shumë rritën shanset e tyre për të qenë në një lidhje serioze me 34%. Djemtë që shpenzonin nën 80 dollarë kishin më shumë gjasa të ishin ‘të shthurur seksualisht’ sesa ata që vendosën të paguanin pak më shumë.

“Shuma që një burrë shpenzon në një takim të parë tregon nivelin e tij të sinqeritetit drejt ndërtimit të një marrëdhënieje serioze/të qëndrueshme,”-thotë Brandon Wade, themelues dhe CEO i WhatsYourPrice.com”. Kjo nuk do të thotë se burrat duhet të shpenzojnë gjithmonë të njëjtën shumë si ajo e takimit të parë. Megjithatë, është një hap që nevojitet për të treguar se kanë një siguri financiare dhe për këtë arsye janë bashkëshortë të qëndrueshëm.