Bota

Jepet Nobeli për Kiminë, ja fituesit!

Çmimi Nobel për Kiminë u është ndarë dy amerikanëve, Carolyn Bertozzi e Barry Sharpless, si dhe danezit, Morten Meldal, për krijimin e një forme më funksionale të kimisë. Sipas jurisë, ata u vlerësuan për zbulimin e reaksioneve që u mundësojnë molekulave të krijojnë përbërjet e dëshiruara. Kjo mënyrë studimi besohet se ofron më shumë njohuri për qelizën.

Ky është i dyti Nobel për 81-vjeçarin Sharpless, i cili është nderuar me këtë çmim edhe në vitin 2001. Java e ndarjes së Çmimeve Nobel nisi më 3 tetor me Mjekësinë.

Në ditët në vazhdim do të ndahen çmimet Nobel për Paqe, Letërsi, Kimi dhe Ekonomi.

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve mbahet më 10 dhjetor, për të shënuar përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit (1833-1896). Ai njihet për shpikjen e dinamitit.