Health & Beauty

Jep rezultate në 10 minuta testi i kancerit të gjirit me AI dhe pa rrezatim!

Një test inovativ i kancerit të gjirit i mbështetur nga inteligjenca artificiale ka potencial për të zbuluar sëmundje në një fazë të hershme dhe premton të japë rezultate brenda 10 minutave. Mbi të gjitha nuk të ekspozon ndaj rrezatimit të mamografisë. Aktualisht në fazën e provës klinike, Ailis është funksional si një metodë imazherike që mat ndryshimet termike në gji, inde dhe zonat rreth tij.

Mund të ofrojë një metodë alternative të shqyrtimit të gjirit. Kjo metodë është e lëvizshme, që do të thotë se ofron akses më të gjerë në teste dhe një përvojë më komode të vizitës. Zhvilluar nga një ekip novatorësh në Poloni, shpresohet se testi do të inkurajojë më shumë gra që të kontrollohen, pasi shmanget ngjeshja dhe shtrëngimi i gjirit (që ndodh gjatë mamografisë) dhe lehtëson gjithashtu ankthin.

“Vizioni ynë është një botë në të cilën kanceri i gjirit nuk është më një sëmundje kërcënuese për jetën”-thotë Michat Matuszewski, bashkëkrijues i Ailis. “Duke prezantuar këtë pajisje moderne në treg, ne po krijojnë një paradigmë të re për të dy ekzaminimet e gjirit dhe më e rëndësishmja, rezultate të menjëhershme.”

Ndërkaq, një test i ri gjaku mund të parashikojë rrezikun e rikthimit të kancerit të gjirit tre vjet përpara se ndonjë tumor të shfaqet në skanime. Këtë ka treguar një zbulim i madh që mund të ndihmojë më shumë gra të mposhtin sëmundjen e rëndë. Ndonëse trajtimi për kancerin e gjirit është përmirësuar në dekadat e fundit, kanceri shpesh kthehet.

Hulumtimi i paraqitur në konferencën më të madhe në botë për luftimin e kancerit, ka treguar se një biopsi e lëngshme e personalizuar mund të sigurojë një shenjë paralajmëruese shumë të hershme se kanceri po kthehet. Rezultatet nga një testim mund të ndihmojnë se cilat gra kanë nevojë për terapi parandaluese dhe cilët pacientë mund të kursehen nga terapitë.

Së fundmi është konstatuar që tensioni konstant psikik është shkaktar i përhapjes së metastazës nëpër trup. Shkencëtarët kanë studiuar minjtë e ekspozuar ndaj stresit të vazhdueshëm dhe kanë vërejtur që nën stres sistemi i tyre limfatik kalon nëpër ndryshime të tilla fiziologjike, që sëmundjet e kancerit shumë më shpejt shumëzohen dhe përhapen nëpër organizëm. Ata kanë konstatuar që stresi vërtet paraqet “iniciuesin” e veçantë për ndarje të qelizave të tumorit dhe vazhdim të përhapjes së tyre.