Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Jennifer Lopez vjen me ndryshime, a do ta njohë Ben Affleck?

Diva e muzikës Jennifer Lopez vjen me ndryshime në pamjen e saj, së fundmi ka zbuluar në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram se ka prerë balluke. Këngëtarja e njohur ka zgjedhur të bëjë këtë ndryshim por jo në ngjyrën e saj karakteristike të flokëve gështenjë të artë.

Postimi u shoqërua me tekstin “Bang bang” dhe kishte ‘tag’ stilistin e saj Lorenzo Martin dhe markën e tij të kujdesit të lëkurës, JLo Beauty. Reagimet e ndjekësve të saj ishin pozitive ndaj ndryshimit të Jennifer-it. Përgatitja për albumin e saj të radhës, “This is me…”, është bërë në fshehtësi të plotë, duke u frymëzuar nga historia e saj e dashurisë me Ben Affleck.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Vetë artistja është shprehur se:

Njëzet vjet më parë, u dashurova me dashurinë e jetës sime. Unë isha duke punuar në një album të quajtur “This Is Me… Then” dhe gjithçka kishte të bënte me kapjen e atij momenti në kohë. Tani, gjëja më e mahnitshme, më e pabesueshme ka ndodhur… Arsyeja pse jemi këtu është sepse unë dua të kap këtë moment në kohë, dhe është edhe më i mirë se hera e parë.

‘This is me… Now’ vjen nëntë vjet pas albumit të saj të fundit, “A.K.A” (2014). Megjithatë, artistja nuk ka ndaluar asnjë sekondë që atëherë, ajo ka publikuar këngë të cilat kanë arritur të shndërrohen në hite. Ajo ka vazhduar të publikojë këngë dhe bashkëpunime me artistë të tjerë si “El mismo Sol” me Alvaro Soler, “Try me” me Jason Derulo, “Se acabó el amor” me Abraham Mateo dhe “Te boe II” me Casper Magico. Nio Garcia, Wisin, Yandel dhe Cosculluela.