Çdo ditë e më shumë aktorja dhe këngëtarja e njohur Jennifer Lopez nuk di si të ndalet. Së fundmi 52-vjeçarja ka shkëlqyer në qytetin e bukur të Venecias. Me look-un e saj ajo i ka mahnitur të gjithë. Bukuroshja u shfaq në një varkë të vogël në Venecia me një fustan shumë të bukur dhe të magjishëm teksa po bënte një set fotografik.
Fustani nuk kishte si të ishte ndryshe por thjesht i magjishëm. Ai është i stiluar nga stilistët italianë të ‘Dolce & Gabbana’-s. Këngëtarja e njohur nuk ta lë përshtypjen si një 52-vjeçare pasi ajo duket si 20 vite më e re se mosha e saj aktuale.
Ylli i hitit ‘On The Floor’ ishte krejtësisht e vetme teksa po fotografohej. Fustani që ajo kishte zgjedhur të vishte ishte mjaft i veçantë. Pozat e saj ishin mjaft të bukura teksa ajo herë ulej dhe herë qëndronte mbi varkë ndërkohë që po e fotografonin. Grimi dhe flokët e Jennifer-it ishin gjithashtu magjepsëse, me flokët e saj të gjatë dhe të lëshuar ishin kombinuar edhe me aksesorët por edhe me buzët e saj që ishin në ngjyrë të kuqe.
Ajo ndodhet në qytetin e bukur të Venecias prej disa ditësh. Dalja e saj e fundit teksa ndodhej mbi varkë vjen pas debutimit të një mbrëmje më parë me të dashurin e saj Ben Affleck në premierën e filmit “The Last Duel” në Festivalin e Filmit. Çifti i kënaqi fansat duke u shfaqur më të dashurar se kurrë me njëri-tjetrin dhe duke ndezur thashetheme se edhe një herë, akotri i njohur Ben do t’i propozojë të dashurës së tij me të cilën ka qenë edhe i fejuar shumë vite më parë.
Sot është dita e fundit e Festivalit të Filmit dhe fansat e dyshes ‘Bennifer’ po shpresojnë të kenë një paraqitje të fundit të çiftit para se të përfundojë edhe një nga eventet më të bukur të vitit.