Gossip Showbiz

Jennifer Lopez shihet në shoqërinë e ish-të fejuarit të saj, çfarë po ndodh?!

Diva e muzikës pop Jennifer Lopez dhe aktori i njohur Ben Affleck janë parë duke kaluar kohë së bashku në Los Angeles këtë javë, pas ndarjes së saj me Alex Rodriguez. Affleck dhe 51-vjeçarja kanë qenë të fejuar në vitin 2002 por i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2004. Ata kanë mbetur miq që nga ajo kohë.

Të dy kanë qenë të kujdesshëm që të mos fotografohen së bashku, por disa burime thanë për “Page Six” se ata janë në shoqëri të vazhdueshme më njëri tjetrin.

 

Fituesi i Oscar-it thuhet se ka vizituar Lopez tri herë që kur u kthye në Los Angeles pasi përfundoi prodhimin e “Shotgun Weeding” në Republikën Dominikane. Por burimet theksuan se këto janë vetëm vizita miqësore. Një person i afërt tha se:

Ata janë thjesht miq.

Aktori i “Way Back” u pa për herë të parë duke u larguar nga shtëpia e Lopez më 28 Prill. Të nesërmen, ai u drejtua për në hotelin “Bel-Air” dhe më pas u pa 3 orë më vonë duke u drejtuar për tek shtëpia e Jennifer-it, e më pas u nis prap drejt hotelit.

Këtë muaj gjithashtu Affleck komplimentoi paraqitjen e Lopez tek “Instyle”. 48-vjeçari tha:

Cili është burimi i rinisë tënde të përjetshme? Pse dukesh njësoj siç dukeshe dhe në 2003, dhe më bën mua të dukem sikur jam në të 40-at e mia në rastin më të mirë?

Lopez iu përgjigj duke qeshur:

Ben është shumë shakaxhi, edhe ai duket shumë mirë gjithashtu.

Rikujtojmë, se Affleck dhe Lopez pas ndarjes vazhduan jetën e tyre ku Affleck u martua me Jennifer Garner në 2005 dhe Lopez u martua me Marc Anthony në 2004. Lopez dhe Anthony u ndanë në 2014 dhe ajo u fejua së fundmi me Rodriguez ku edhe nga ky i fundit i dha fund pak ditë më parë. Affleck nga ana tjetër përfundoi divorcin e tij nga Garner në vitin 2018.