Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Lopez reagon pas aludimeve për divorc nga Ben Affeck!

Jennifer Lopez ka adresuar së fundmi thashethemet në lidhje me problemet me Ben Afflek. Në faqen zyrtare në internet, “On the JLo” Lopez iu drejtua me një mesazh admiruesve të saj duke i falënderuar për vlerësimin dhe bujarinë në suksesin e radhës si aktore në filmin “Atlas”.

Sapo mora një lajm të mrekullueshëm dhe gjithçka është realizuar falë jush. “Atlas” është përsëri në vend të parë në mbarë botën këtë javë! Faleminderit shumë të gjithëve! Mund të duket sikur ka shumë negativitet në botë, por mos lejoni që zërat e disave të hedhin poshtë faktin se ka shumë dashuri atje jashtë. Faleminderit! Ju dua shumë të gjithëve.

Sipas burimeve të fundit për “People”, Jennifer dhe Ben po jetojnë ende të ndarë, ajo në rezidencën në Beverly Hills dhe Affleck në një shtëpi me qira aty pranë. Jennifer anuloi edhe turneun e saj muzikor duke iu drejtuar fansave me një mesazh virtual. Rikujtojmë që thashethemet për një ndarje të mundshme të çiftit nisën kur këngëtarja u shfaq vetëm në eventin e madh të modës, Met Gala 2024 dhe më pas në daljen publike të festimeve për “Memorial Day”.

Jennifer mund të humbasë një koncert me vlerë pothuajse 100 milionë dollarë pasi albumi dhe turneu i rikthimit nuk kanë patur suksesin që pritej, duke e lënë marrëveshjen e saj në Las Vegas në pikwpyetje. “MGM po e sheh që nuk po ecën mirë”-tha një burim për “The New York Post”. Lajmi vjen pasi albumi “This is Me… Now” i artistes nuk arriti objektivat e pritura, duke bërë që 7 koncerte të saj të anulohen për verën e 2024-ës. Pasi fillimisht ishte në rrugën e duhur për 90 milionë dollarë, kjo tani mund të ulet në 45 milionë dollarë për shfaqjet, që tregojnë një rënie të konsiderueshme në vlerësimin e saj nga promotorët.