Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Lopez kundër propozimeve publike, pra Ben Affleck sapo e mori mesazhin!

Diva e muzikës pop Jennifer Lopez e di se çfarë dëshiron kur bëhet fjalë për një propozim për martesë. Gjatë një paraqitje të fundit në emisionin radiofonik “Heart FM”, aktorja 52-vjeçare tregoi pse është kundër propozimeve publike.

Më pëlqejnë shfaqjet publike. Nuk e di nëse do të më pëlqente një propozim në publik, mendoj se kjo është një gjë më intime mes dy njerëzve, diçka e shenjtë që duhet të jetë vetëm midis dy njerëzve. Kur jeni gati t’i premtoni jetën njëri-tjetrit, kjo është një gjë e madhe.

Ndoshta ky propozim mund të vijë për Jennifer-in në një të ardhme pasi një burim i tha së fundmi “ET” se ajo dhe Affleck janë të hapur ndaj mundësisë për t’u fejuar dhe martuar. Jennifer ka marrë së fundmi një surprizë të ëmbël nga partneri i saj, Ben përpara festës së Shën Valentinit.

Aktorja e “Marry Me” zbuloi se i dashuri i saj kishte krijuar një video muzikore të personalizuar për këngën e saj “On My Way” nga filmi i saj i ri si një dhuratë e hershme e Ditës së Shën Valentinit për të.  Në videon gati 4-minutëshe, u përfshin pamje të ndryshme të Affleck dhe Lopez, nga marrëdhënia e tyre e parë nga viti 2002 dhe deri në 2004 e deri tek videoklipi origjinal i Lopez për “On My Way”, i cili u shfaq premierë në dhjetor.

Në një kopertinë të re për “Rolling Stone”, aktorja dhe këngëtarja e njohur foli gjithashtu për dinamikën e familjes së saj në shtëpi dhe konkretisht, se si marrëdhënia e saj me nënën e saj Guadalupe Rodríguez e përgatiti atë për një të ardhme në botën e biznesit. Zbuloni më shumë në këtë link.