Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë gati të festojnë Krishtlindjet e tyre të para si burrë e grua, ndaj ajo ka vendosur të përgatitet për diçka të veçantë për ish-yllin e filmit “Batman” që ai nuk do ta harrojë. Një burim u shpreh për Entertainment Tonight se:
Festa e preferuar e Jen-it janë Krishtlindjet, kështu që ajo gjithmonë i bën të gjitha zgjedhjet e duhura, por kjo është një kohë shumë emocionuese për ta si çift pasi janë Krishtlindjet e tyre të para si burrë e grua. Ben dhe Jen zgjodhën dhe dekoruan një pemë të madhe me ndihmën e fëmijëve të tyre. Shtëpia e tyre ndihet majft festive dhe duket bukur me dekorimet dhe gjithçka të ndriçuar.
Sipas informacioneve të publikuara nga ET, JLo dëshiron t’i dhurojë burrit të saj diçka të veçantë sepse janë Krishtlindjet e tyre të para së bashku.
Ajo dëshiron që ky vit të jetë edhe më i veçantë se zakonisht dhe të krijojë tradita të reja të saj, si familjarisht ashtu edhe me Benin. Ata po planifikojnë të kalojnë pushimet së bashku me fëmijët dhe familjen e J.Lo. Vetë ajo, nëna dhe motra e saj janë kuzhiniere të mrekullueshme, kështu që mezi presin të jenë bashkë dhe të hanë një darkë të mrekullueshme.
Jennifer është nënë e binjakëve Emme dhe Maxwell, të cilët i kishte me ish-bashkëshortin Marc Anthony, ndërsa Ben ka tre fëmijë nga martesa e tij me Jennifer Garner: Violet, Seraphina dhe Samuel. Burimi pranë tyre ka vijuar duke zbuluar më tej:
Ben planifikon t’i dhurojë Jen-it disa gjëra të veçanta, sentimentale që i kanë marrë shumë kohë për t’i gjetur. Ai gjithashtu planifikon t’i dhurojë bizhuteri të bukura dhe disa gjëra të mëdha që janë surprizë.
Në gusht, Lopez dhe Affleck u martuan në Gjeorgji, edhe pse një muaj më parë ata i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni të improvizuar në Las Vegas.