Pas fundjavës së kaluar për festën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara që shënohet më 4 korrik dhe pamë Ben Affleck e Jennifer Lopez që ecnin të përqafuar, tani vjen zyrtarizimi në rrjetet sociale.
Aktori e regjisori 48-vjeçar dhe këngëtarja e aktorja 51-vjeçe shfaqen shumë pranë në albumin e fotove të ditëlindjes së mikeshës Leah Remini të publikuar në Instagram.
Që kur nisën marrëdhënien, dyshja është ndjekur e fotografuar nga paparacët por në llogaritë respektive në Instagram, asnjë gjurmë e lidhjes mes tyre.
Muajin e kaluar, Leah mbushi 51-vjeçe dhe në Instagram postoi foto të festës e rrethuar nga yje, përfshirë atë ku e shohim me çiftin. Ben qëndron në mes ndërsa J-Lo i ka vendosur dorën në kraharor në shenjë dashurie. Kjo përfaqëson foton e parë.