Aktorja, këngëtarja dhe kërcimtarja Jennifer Lopez së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për artin që bën, por edhe për historitë e saj të dashurisë. Me sa duket, Jennifer është përsëri në një lidhje dashurie me aktorin, tekstshkruesin dhe regjizorin Ben Affleck.
Çifti u fejua në vitin 2002, por në 2004 i dhanë fund romancës së tyre. Ndërkohë, Jennifer është parë së fundmi në shoqërinë e Ben, 17 vite pas ndarjes.
Madje, dyshja shihet për herë të dytë bashkë, këtë fundjavë. Ata u shoqëruan me njëri-tjetrin duke shijuar një udhëtim të mrekullueshëm për në resortin e Ben. Në foto, shihet Jennifer dhe Ben tepër të qetë dhe të relaksuar.
Duket se Jennifer po e përballon kohën e vështire pas ndarjes nga Alex Rodriguez . Madje ish-i fejuari i saj, Ben Affleck po e ndihmon më së miri ta kalojë atë.