Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se po jetojnë një përrallë pasi u martuan vitin e kaluar, 18 vjet pas miqësisë dhe fejesës së tyre të parë. E ndërsa ka pasur shumë thashetheme që kur ata janë bashkë, gjërat mes të dyve duket se po shkojnë mirë, pasi duken të lumtur në fotot që fotografët kanë kapur prej tyre.
Megjithatë, një fallxhore bëri një parashikim jo fort inkurajues për çiftin. Mhoni Vidente, mjaft e njohur për parashikimet për personazhet e famshëm, ka treguar se mes këngëtares dhe aktorit ekziston një dashuri e sinqertë dhe nuk do të jetë mungesa e ndjenjës ajo që do të shkaktojë prishjen e kësaj martese.
Sipas El Espectador, thuhet se problemet që ka diva e muzikës janë të natyrës familjare dhe janë për faktin se dikush që e ka zili i ka bërë asaj magji, e cila do të shkaktojë fundin e saj, pra martesën e saj me Affleck. Mhoni dha detaje të parashikimit të saj, duke theksuar se fëmijët e JLo, Max dhe Emme, nga martesa e saj me Marc Anthony, do të konfliktohen me tre fëmijët që Ben Affleck pati me Jennifer Garner: Violet, Seraphine dhe Samuel.
Sipas fallxhores, kjo situatë do ta kompleksojë lidhjen e tyre, e cila përfundimisht do të çojë në divorcin e tyre. El Espectador shton se kjo nuk është hera e parë që fjala “divorc” është hedhur rreth Bennifer. Më parë është përfolur se tipi kontrollues dhe kërkues i Jennifer Lopez do ta kishte pushtuar aktorin, i cili nuk ishte shumë i lumtur dhe do të kishte menduar të ndahej.