Mesa duket Jennifer Lopez nuk di të ndalet sa i përket projekteve kinematografike. Pas suksesit të “The Mother” ajo është gati për një tjetër film. Bëhet fjalë për një film të ri aventuresk fantastiko-shkencor të titulluar “Atlas”. Aktorja 54-vjeçare u pa për herë të parë në film gjatë një klipi të Netflix të projekteve të tyre të vitit 2024 që u publikuan ditën e djeshme.
Lopez ishte e veshur me një bluzë të zezë me flokët e saj kaçurrela në një stil mjaft të thjeshtë dhe elegante padiskutim. 54-vjeçarja nga Bronx u shfaq e tmerruar në klip pasi gjërat duket se po shkojnë tmerrësisht keq.
Vetë filmi “Atlas” përqendrohet te një analiste e shkëlqyer e të dhënave me një mosbesim të thellë ndaj inteligjencës artificiale, e cila i bashkohet një misioni për të kapur një robot me të cilin ajo ndan një të kaluar misterioze.
Ajo luan së bashku me Simu Liu, Sterling K. Brown dhe Abraham Popoola në filmin e regjisorit Brad Peyton dhe shkrimtarit Aron Eli Coleite. Lopez është duke prodhuar “Atlas” përmes kompanisë së saj të prodhimit Nuyorican Productions dhe marrëveshjes së tyre me Netflix.
Lopez dhe partneri i saj prodhues Elaine Goldsmith-Thomas dhe menaxheri Benny Medina kanë një marrëveshje me shërbimin e transmetimit.