Ben Affleck mund të jetë duke shkaktuar probleme për ish-bashkëshorten Jennifer Garner dhe partnerin e saj aktual, John Miller. Affleck po kalon një divorc nga Jennifer Lopez dhe Garner, e cila ka fëmijë me Affleck e ka ndihmuar Affleck-un gjatë procesit.
Radar Oline tani ka raportuar se kjo situatë e ka vendosur marrëdhënien e Garner-it dhe Miller-it në rrezik pasi ai është ndjerë plotësisht i lënë pas dore. Një burim i brendshëm tha: “John i është sosur durimi me atë që ai e konsideron mbështetje ‘të pamatshme’ të Jen-it për ish-bashkëshortin e saj”. Garner dhe Miller kanë qenë në një lidhje që nga viti 2018.
Garner dhe Affleck kohët e fundit kaluan një javë së bashku duke e transferuar vajzën e tyre në kolegj në Yale dhe kjo zemëroi Lopez dhe Miller. Sipas burimeve kjo nxiti që J.Lo e zemëruar, 55 vjeçe, të paraqiste kërkesën për divorc më 20 gusht, përvjetorin e dytë të ceremonisë së tyre të martesës në Gjeorgji. “J.Lo po thoshte se ajo ishte poshtëruar nga afërsia qesharake e Jen dhe Ben. Mos mendoni se John nuk ndihej njësoj. John është ende dyshues se gruaja me të cilën ishte afër të martohej e shtyu mënjanë për t’u fokusuar në riparimin e jetës së dashurisë së ish-it. Si duhet të ndihet ai?”-tha burimi.
Ndërkaq, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po divorcohen pas dy vitesh martesë. Këngëtarja dhe aktorja ka paraqitur kërkesën për divorc nga Affleck më 20 gusht, sipas dokumenteve gjyqësore. Lopez dorëzoi dokumentet në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit. Çifti nuk ka pasur një kontratë paramartesore, sipas një burimi pranë këngëtares. Burimi konfirmoi për ‘NBC News’ se Lopez është paraqitur pa avokat. Data 20 gusht, është domethënëse në atë që ndodh të jetë përvjetori i martesës së dytë të Affleck dhe Lopez në Georgia.