Së fundmi, aktorja e njohur Jennifer Aniston ishte e ftuar në episodin e fundit të “Ellen DeGeneres Show”. Ellen kishte zgjedhur Aniston si të ftuarën e fundit meqënëse ajo ka qenë edhe e ftuara e parë në këtë emision në vitin 2003. Gjatë intervistës aktorja rrëfeu se si e përballoi fundin e “Friends” duke bërë shaka se është mësuar t’i japë fund gjërave duke përfshirë kështu dhe martesën e saj me Brad Pitt.
U divorcova dhe shkova në terapi. Oh, dhe më pas bëra një film të quajtur ‘The Break-Up’. Isha gati duke prekur fundin. Thjesht thashë: “E dini çfarë djema, le ta bëjmë këtë një kapitull krejtësisht të ri”.
Ellen u përgjigj:
Le t’i japim fund gjithçkaje.
Jennifer ia kthen:
Le të përfundojmë gjithçka dhe pastaj të fillojmë me gjëra të reja.
Ellen vijon:
Dhe funksionoi!
Aniston thotë:
Ka funksionuar shkëlqyeshëm!
Rikujtojmë, se Jennifer u divorcua nga Brad Pitt pas pesë vitesh martesë në vitin 2005, një vit pasi i dha fund dhe serialit “Friends”. Aktorja e njohur, ka zbuluar së fundmi se ka vuajtur nga problemet e gjumit për dekada, duke filluar nga pagjumësia deri tek ecja në gjumë. Aktorja e ‘Friends’ tregoi se ndonjëherë edhe ecte në gjumë. Jennifer tha se në fillim nuk kërkoi trajtim për problemet e gjumit, por në vitet e fundit kuptoi se kishte nevojë për ndihmë serioze.
Ashtu si shumë gra që nuk kanë pasur kurrë fëmijë, edhe Jennifer ka qenë subjekt i spekulimeve intensive gjatë viteve. Së fundmi në një intervistë me “The Hollywood Reporter”, Aniston reflektoi dhe u shpreh se si është përballur ajo si një grua që nuk ka pasur fëmijë. Jennifer pyeste veten se çfarë po thonë për të tani që ajo është pak më e vjetër. 53-vjeçarja më pas diskutoi se si martesa dhe prindërimi mund të jenë paksa një standard i dyfishtë për burrat dhe gratë.