Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka ndezur thashethemet për fejesë pasi u fotografua në SAG Awards teksa mbante një unazë gjigante diamanti në dorën e majtë. 55 vjeçarja u nominua për rolin e saj në ‘The Morning Show’. Ajo gjithashtu doli në skenë së bashku me Bradley Cooper për t’i dhënë Barbra Streisand çmimin SAG Lifetime Achievement.
Jennifer mahniti në ceremoni e veshur me një fustan argjendi me një dekolte të thellë dhe një të çarë deri në kofshë. Por pjesa më tërheqëse e vehjes së saj ishin bizhuteritë, kryefjalë e të cilëve ishte një unazë me një gurë të madh diamanti në gishtin e unazës.
Diamanti ndezi zërat se në jetën romatike të aktores së famshme mund të ketë lajme të reja. Jennifer ka qenë e martuar dy herë më parë, fillimisht me Brad Pitt në vitin 2000 para ndarjes së tyre në 2005, e cila u bë një nga divorcet më të profilit të lartë në Hollywood. Më pas ajo u fejua me Justin Theroux në vitin 2012 dhe u martuan tre vjet më vonë, por më pas u ndanë edhe në vitin 2018.
Ndërkaq, Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi një pasion që mund ta kishte kthyer në profesion nëse nuk do të kishte zgjedhur të bëhej aktore. “Më pëlqen të dekoroj shtëpi dhe të krijoj hapësira”,-ka rrëfyer 54-vjeçarja “Rachel” nga “Friends”, gjatë një interviste të fundit për “Wall Street Journal”.
“Dizajn i brendshëm. Më pëlqen të krijoj hapësira. Mund të shkoj në një shtëpi dhe të shoh se çfarë nevojitet. Dhe është një proces argëtues. Disa kanë frikë prej saj. Mund të shkatërrojë marrëdhëniet. Unë jam duke lulëzuar gjatë këtij procesi”,-pranoi ylli i Hollivudit.