Music

Jeni të gjithë të ftuar në ditëlindjen e Sardi Strugaj! Ja si do e festojë artisti (VIDEO)

Check-In Fest që do të mbahet nga datat 6-8 shtator në Gjirokastër, keni surpriza! Artisti i njohur Sardi Strugaj do të festojë ditëlindjen e tij teksa performon në edicionin e katërt të festivalit në Sheshin Çerçiz Topulli.

Në këtë ditëlindje si asnjëherë më parë në Check-In, Sardi mbush plot 29 vjeç dhe jeni të ftuar të festojmë së bashku nën tingujt e muzikës pop këtë moment special të një prej artistëve tuaj të preferuar.

Keni dëgjuar kush performon në Check-In këtë edicion të katërt?

Në dy mbrëmjet në Gjirokastër të cilat do të nisin në orën 20:00, do ju shoqërojë muzika rock, pop, hip-hop e elektronike.

Mbrëmja e 6 shtatorit:

Elita 5

3 Musketierët

Eugent Bushpepa

Mbrëmja e 7 shtatorit:

Sardi

Buta

Kida

MC Kresha & Lyrical Son.

Nuk mbaron me kaq! Pas performancës së artistëve të muzikës pop, do të keni mundësi të shijoni tingujt e muzikës elektronike nga:

Leo Ciko & AmerDoux

Motel Sazani.

Akoma s’e ke marrë biletën?

Nxito të kapësh Vibe-n dhe të rezervosh biletat online në Go Wild: https://gowild.al/event/check-in-gjirokaster-2024 ose fizikisht në Qafën e Pazarit pranë Old Town bar, ose në stendën pranë sheshit Çerçiz Topulli në Gjirokastër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Check In Fest (@checkinfestival)