Health & Beauty

Jeni përpjekur të mbeteni shtatzënë tre muajt e parë pas abortit spontan?! Zbuloni pak se çfarë tregon hulumtimi i fundit!

Hulumtimi i kryer nga Eunice Kennedy Shriver i Institutit Kombëtar për Shëndetin dhe Zhvillimin e Fëmijës (NICHD), sugjeron që përpjekja për shtatzëni në tre muajt e parë pas abortit spontan në të vërtetë mund të shtojë shanset për shtatzëni të shëndetshme. Hulumtuesit kanë vëzhguar rreth 1.000 gra, të cilat kanë pasur abort spontan para javës së njëzetë të shtatzënisë dhe i kanë përcjellë gjatë gjashtë cikleve pasuese menstruale. Asnjë abort spontan i atyre shtatzënive nuk ka qenë për shkak të shtatzënisë ekoptike apo molare.

Nëse gruaja ka mbetur shtatzënë, hulumtuesit e kanë vëzhguar deri në përfundim të shtatzënisë, qoftë kur ka përfunduar me abort apo me lindje. 76% e grave janë përpjekur të mbeten shtatzënë në tre muajt e parë pas abortit spontan. Ato gra kanë pasur 69% shanse të mbeten shtatzënë, në krahasim me 51% të shanseve për ato të cilat nuk kanë provuar të mbeten shtatzënë në tre muajt e parë.

Ajo që është edhe më e rëndësishme, 53% e shtatzënive të cilat janë filluar në tre muajt e parë kanë rezultuar me lindje të fëmijëve, në krahasim me vetëm 36% të grupit i cili ka pritur. “Të dhënat tona sugjerojnë që disa gra të cilat kanë provuar sërish të mbeten shtatzënë në afatin prej tre muajsh mund të kenë sukses shpejt më shumë sesa ato të cilat presin tre muaj e më shumë”-thotë Enrique Schisterman, autori kryesor i studimit.

Së fundmi është dalë në përfundimin se shtatzënia modifikon trurin e gruas. Sipas një kërkimi studimor, shumë zona cerebrale pësojnë reduktim, por në të njëjtën kohë forcohen shumë lidhjet mes qelizave nervore. Ekspertët shprehen se i gjithë ky proces mund të konsiderohet një metamorfozë e mirëfilltë, pasi shtatzënia ndryshon plotësisht anatominë e këtij organi kaq kompleks.

Më në hollësi, nëpërmjet edhe videosimulimit, volumi i masës gri dhe trashësia e kores së trurit reduktohen, struktura e masës së bardhë përmirësohet, dhe e njëjta gjë verifikohet edhe në lëngun cerebralospinal. Imazhet janë marrë me rezonancë magnetike tek një grua 38-vjeçare, e cila është ndjekur duke nisur nga 3 muaj para shtatzënisë, e deri në 2 vjet pas lindjes së fëmijës.