Keni menduar ndonjëherë se diçka nuk po shkon me ambientin ku jetoni? Siç ka thënë edhe Anjeshtajni, “Kushdo që nuk ka bërë kurrë një gabim, nuk ka provuar kurrë diçka të re”- dhe me siguri është një ndjenjë që mund të zbatohet edhe për stilimin e shtëpisë suaj. Të gjthë kemi bërë gabime dekorimi kur kemi varur një pjesë arti në mur, apo edhe kur kemi rregulluar mobiljet në një hapësirë të re. Epo, ju garantojmë se një lexim i shpejtë i këtyre gabimeve do të jetë një mjet i dobishëm herën tjetër kur të bëni blerje shtëpiake, të zhvendoseni ose thjesht të ri-arredoni një hapësirë të shtëpisë suaj.
1.Injorimi i shkallëve
“Një gabim shumë i madh që shoh është kur njerëzit nuk dinë përdorimin e duhur të shkallëve në një hapësirë”, thotë Cara Woodhouse nga Cara Woodhouse Interiors. Kjo do të thotë se nuk është e nevojshme që të mbushni çdo hapësirë të mundshme të shtëpisë suaj me shkallë, që fundja nuk janë edhe aq të domosdoshme. I njëjti parim vlen për tavanet tuaja. Kushtojini vëmendje lartësisë së mureve tuaja dhe përdorni hapësirën në përputhje me rrethanat.
2.Madhësia e gabuar e qilimit
Ndërsa shumë i shohin qilimat si aksesor të domosdoshëm të dhomës, do t’ju sugjeronim të mendoheshit edhe një herë. Qilimat e vegjël krijojnë një pamje më të vogël dhe ‘mbytëse’. Është e rekomandueshme që të mbulohet e gjithë dhoma me një qilim ku kufiri me dyshemenë e zbuluar të jetë midis 8-12 inç. Kjo mënyrë krijon një pamje më kohezive, dhe bën gjthçka të duket më e madhe.
3.Vendosja e shumë aksesorëve
Sigurisht, sendet dekorative i japin shtëpisë suaj më shumë hijeshi, por shumë shpesh ato cilësohen si objekte të çrregullta dhe pa vend. “Një gabim i madh është stilimi i tepërt me kaq shumë “xhingla”-ne gjithmonë duhet ta dimë se sa më pak, aq më mirë”, -thotë Gilian Segal, themelues i ‘Gillian Segal Design’. Pajisjet shtesë e rëndojnë hapësirën tuaj aq shumë, saqë dhoma juaj nuk “ merr dot frymë”.
4.Veprat e artit të vendosura keq
Një tjetër gabim i zakontë që ndodh rëndomë në zbukurimin e një hapësire është edhe “arti i varur keq”. Mendoni se muri juaj duket bukur vetëm e vetëm se keni varur një pikturë? Harrojeni këtë! Përpara se të vendsni një vetër arti diku, duhet të keni parasysh hapësirën që do të zërë, sa lart do e vendosni, në ç’pozicion të dhomës do të qëndrojë etj. “Njerëzit shpesh e varin artin shumë lart”, paralajmëron Rodgers. “Sidomos në një dhomë ku njerëzit ulen. Këndi i shikimit duhet të jetë i rehatshëm kur ecni në dhomë, si dhe kur jeni ulur.” Mbi të gjitha, kini kujdes që arti tërheq vëmendjen, kështu që vizitorët do të vërejnë vendosjen e tij
5.Shumë drita të pasqyruara
Ndriçimi duhet të ketë një qëllim dhe dritat e ndriçimit janë më të mirat kur ndriçoni një sipërfaqe, art apo një objekt të cilësuar. E mira është të përdorni një përzierje të dritave të ndriçimit, dritave të luajtshme dhe ndriçimit të ambientit – që përfshin varëse dhe shandanë dekorativë, llamba dhe qirinj – për të përmirësuar një dhomë. Një dhomë e ndriçuar nën dritë, e ndriçuar shumë, e mbushur me ndriçues ose që nuk ka nuanca të ndriçimit të ambientit është një mundësi e humbur për një dizajn të suksesshëm.
6.Gjithçka është në të njëjtën lartësi
Përdorimi i mobiljeve me të njëjtën lartësi është një “kurth” në të cilin biem shpesh, dhe zakonisht nuk e vëmë re. Gjithmonë kemi tendencën që mobiljet tona t’i vendosim në të njëjtën lartësi, duke e kthyer kështu atë dhomë në një hapësirë ‘të ngrirë’ dhe ‘strikte’. “Një gabim stilimi është një dhomë ku nuk ka shumëllojshmëri shkalle dhe gjithçka është në një lartësi”, thotë Rodgers.
7.Sipërfaqe me shkëlqim që reflektojnë shumë
Me shkëlqim, mat apo i lëmuar? Ndërsa përfundimet shpesh janë një preferencë personale, mbani në mend se disa janë më të vështira për t’u punuar se të tjerët. “Sipërfaqet me shkëlqim shpesh reflektojnë llamba ose gjëra që nuk doni t’i shihni”, thotë Rodgers. “Përfshirja e një shumëllojshmërie përfundimesh është e shkëlqyeshme, megjithatë kur zgjidhni ndriçimin, shmangni përfundimet me shkëlqim të lartë ku do të shihni pasqyrimin e llambave.”