Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Jeni lodhur për hiç gjë! Cilat janë ushqimet që nuk duhen mbajtur në frigorifer?

Frigoriferët mund të zgjasin jetëgjatësinë e ushqimeve nga disa orë në disa javë, por jo të gjitha ushqimet përfitojnë nga ruajtja në temperaturë të ulët. Në fakt, disa prej tyre është më mirë të ruhen jashtë frigoriferit. Për shembull, disa fruta dhe perime kanë jetë më të gjatë kur ruhen në ambient të hapur. Qepët, për shembull, prishen më shpejt në frigorifer, ndërsa bimë të tjera si borziloku nuk mund të mbijetojnë fare në të.

Qepët

Nëse i vendosni qepët në frigorifer, ato mund të prishen më shpejt. Niveli i lartë i lagështisë bën që ato të fillojnë të myken. Po ashtu, vendosja e tyre në një vend pa ajrosje, mund të përshpejtojë këtë proces. Qepët duhet të ruhen në një vend të thatë dhe me ajrosje të mirë, në temperaturën e dhomës, të vendosura në një tas apo qese rrjetë dhe larg dritës.

Bananet e  papjekura


Nëse bananet janë ende jeshile, ruajtja e tyre në frigorifer do të ndalojë procesin e pjekjes dhe ato nuk do të piqen më as kur t’i nxirrni nga frigoriferi. Për më tepër, ato mund të errësohen dhe të bëhen të zeza. Në ambientin e dhomës, bananet piqen zakonisht brenda dy deri në pesë ditë. Për të ngadalësuar këtë proces, mund t’i vendosni bananet e verdha në frigorifer për disa ditë. 

Avodako


Ajri i ftohtë ngadalëson pjekjen e avokados. Nëse vendosni një avokado të papjekur në frigorifer, ajo do të mbetet e gjelbër për një kohë të gjatë. Për ta pjekur brenda disa ditësh ose një jave, është më mirë të mbahet në temperaturën e dhomës.

Mollët 


Në temperaturën e dhomës, mollët mund të zgjasin për një javë ose më shumë, por ato prishen më shpejt në frigorifer. Lagështia që krijohet në të ftohtë bën që mollët të lëshojnë më shumë gaz etilen, i cili përshpejton prishjen e frutave.

Vezët


Në shumë vende, vezët ruhen në temperaturën e dhomës. Ato kanë një shtresë natyrale që i mban të freskëta, siç ndodh me zogjtë që zhvillohen jashtë frigoriferit. Një studim në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se nuk ka ndonjë ndryshim të madh midis ruajtjes së vezëve në frigorifer apo në temperaturën e dhomës.

Domatet

 
Domatet mund të ruhen dhe jashtë dhe në frigorifer, duke marrë në konsideratë se sat ë pjekura janë. Të gjithë mendonim se opsioni më I mirë për të ruajtur domatet ishte në frigorifer që të jenë të freskëta, por mesa duket nuk është ky rasti. Si shumica e frutave dhe perimeve që blejmë në supermarket, nuk jane plotësisht të pjekura dhe për domaten që të bëhet më e ëmbel dhe e pjekur duhet ruajtur në një temperaturë ambienti.