Duke u rikthyer në datën e tij tradicionale të hënën e parë të majit, “Met Gala 2022” premton një tjetër natë të mbushur me yje për shikuesit më të mirë të industrisë jo vetëm të modës por edhe kinematografisë që bashkohen në festimin e modës, artit dhe mbledhjen e fondeve për Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit.
Më 2 maj, Mbreti dhe Mbretëresha e modës, Blake Lively dhe Ryan Reynolds do të shërbejnë si bashkëkryetarë së bashku me fituesen e Oscar-it, Regina King dhe superyllin e “Broadway”, Lin-Manuel Miranda, njoftoi “Vogue” të enjten.
Dizajneri Tom Ford, Adam Mosseri dhe kryeredaktorja e “Vogue” Anna Wintour do të shërbejnë pranë bashkëkryesuesve të shpallur si mikpritësit e nderit të ngjarjes së madhe. Veprimtaria e këtij viti në Muzeun Metropolitan të Artit do të festojë ekspozitën e Institutit të Kostumeve mbi modën amerikane, të titulluar “Në Amerikë: Një Antologji e Modës”.
Ekspozita, e cila do të shihet në një sërë instalimesh në dhomat e periudhës në muze, do të hapet për publikun më 7 maj dhe do të eksplorojë themelet e modës amerikane. Sipas “Vogue”, ekspozita do të paraqesë “afërsisht 100 shembuj magjepsës të veshjeve të burrave dhe grave që nxjerrin në pah stilistët dhe rrobaqepësit që kanë punuar në SHBA nga shekulli i 19-të deri në mesin e fundit të shekullit të 20-të”.
“Në Amerikë: Një Antologji e Modës” është një vazhdim i vitit të kaluar të “A Lexicon of Fashion”. Ekspozita e vitit të kaluar është ende e ekspozuar në muze, të dyja pjesët e ekspozitës do të ekspozohen deri më 5 shtator 2022.
Formacioni i bashkëkryesuesve të këtij viti është shumë i njohur me tapetin e kuq të “Met Gala”-s. Ngjarja e shtatorit të vitit të kaluar kishte si mikpritës Timothée Chalamet, Billie Eilish, Amanda Gorman dhe Naomi Osaka, të gjithë yje të rinj dhe në rritje në fushat e tyre që përfaqësonin edhe gjeneratën Z.
Për adhuruesit e festës vjetore të modës, që Lively të bëhet bashkëkryetare e ngjarjes nuk është befasi. Aktorja sjell gjithmonë veçantin e saj në tapetin e kuq të Met dhe kryeson listat e të veshurave më të mira vit pas viti. Lively bëri paraqitjen e saj të parë në “Met Gala” në vitin 2008, në kulmin e çmendurisë së “Gossip Girl”. Që atëherë, Lively është shfaqur me pamje ikonike, duke përfshirë fustanin e saj Versace të 2018 të zbukuruar me bizhuteri, të cilit iu deshën rreth 600 orë për t’u bërë. “Met Gala 2022” do të zhvillohet më 2 maj.