Celebrities Gossip

Jeni kuriozë të zbuloni fiksimin e yllit të “Fifty Shades of Grey”, Jamie Dornan?

Së fundmi Jamie Dornan u detyrua t’i thoshte aktores Liv Tyler se ai ka qenë i dashuruar me të kur ka qenë adoleshent. Duke luajtur një lojë të “Never Have I Ever” me aktoren në “Belfast”, Caitríona Balfe për “British Vogue”, Dornan, pranoi se fiksimi i tij kur ka qenë adoelshent ishte Tyler dhe kujtoi se kishte bërë një foto të saj “çdo natë” para gjumit. Ai ka vijuar duke thënë se:

Kisha një foto bardh e zi të Liv Tyler pranë shtratit tim dhe e puthja çdo natë para se të flija dhe kur isha në Nju Jork e takova, miku im e dinte këtë dhe më tha: ‘Jamie, a i tregove Liv-it për atë? Më duhej t’i thosha Liv Tyler-it në fytyrën e saj se e puthja një foto bardh e zi të saj çdo natë. Ajo ishte shumë e bukur për këtë.

Dornan e ndau këtë kujtim vitin e kaluar kur ishte në “The Kelly Clarkson Show”, kur tha se kishte “disa” dashuri me të famshmit duke u rritur, por Tyler “i mposhti të tjerët”. Ai shtoi se ishte rreth 16 apo 17 vjeç kur puthte foton e bukur të aktores. Ai shpjegoi se një mik i tij i tha atij në telefon se e kishte informuar Tyler për fiksimin e tij të fëmijërisë.

Vlen të theksohet gjithashtu se aktori Jamie Dornan ka dhënë më shumë detaje në lidhje me një nga situatat më të vështira të jetës së tij. Konkretisht për periudhën kur ai ishte i bllokuar në karantinë në Australi dhe babai i tij vdiq në Belfast. Aktori, 39-vjeçar, ishte i izoluar në një hotel përpara xhirimeve të filmit “The Tourist” në Australi dhe i kishin mbetur katër ditë nga karantina kur mori lajmin e hidhur se babai i tij Jim kishte vdekur nga koronavirusi.