Health & Beauty Lifestyle

Jeni kthyer nga pushimet dhe lëkura juaj e fytyrës nuk duket mirë?! Ja se çfarë duhet të bëni!

Pas pushimeve të verës, rërës, papastërtive të plazhit, nuk ka mënyrë më të mirë për të qetësuar dhe freskuar lëkurën se sa një maskë e bërë vetë në shtëpi. Nëse ke lëkurë më shumë të yndyrshme, pas plazhit, fytyra mund të ketë një shkëlqim aspak të këndshëm, por në të njëjtën kohë edhe poret do të jenë të bllokuara. Për të pasur lëkurë rrezatuese dhe pa pore, nuk ke nevojë të bësh asnjë mundim veç frigoriferit. Mund të përdorësh maskën me të bardhën e vezës. Përbërësit janë e bardhë veze dhe disa pika lëng limoni i freskët.

Pasi e ke ndarë të bardhën e vezës nga e kuqja, hidhe me kujdes në një tas të pastër dhe shto disa pika limoni. Pastroje fytyrën butë me një pambuk të lagur me ujë të ngrohtë në mënyrë që të hapen poret. Aplikoje përzierjen me të bardhë veze dhe limon duke bërë lëvizje rrethore me mollëzat e gishtave, në mënyrë që maska të depërtojë më shumë në pore. Lëre maskën të veprojë për 20 deri në 30 minuta, derisa të krijojë një shtresë të hollë.

Pasi të jetë tharë plotësisht, shpëlaje me ujë të ngrohtë dhe pas disa minutave përdor kremin hidratues. E bardha e vezës ndihmon për të mbajtur nën kontroll yndyrën e lëkurës, ndërsa limoni, përveç që heq erën e vezës, ndihmon edhe për t’i dhënë më shumë shkëlqim fytyrës. Kujdesi për lëkurën nuk kërkon vetëm aplikimin e kremrave apo trajtime të shtrenjta. Sekreti i vërtetë i shëndetit të lëkurës shkon përtej sipërfaqes së saj.

Bëhet fjalë për vitaminat dhe mineralet të cilat mund të merren jo vetëm nëpërmjet ushqimeve por edhe suplementëve. Vitaminat luajnë një rol thelbësor jo vetëm për shëndetin por edhe për paraqitjen e lëkurës. Vitaminat janë një grupim përbërësish organikë të nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e organizmit. Disa prej tyre janë të përfshira direkt në rigjenerimin qelizor, prodhimin e kolagjenit, mbrojtjen nga njollat e diellit e të tjerë. Por cilët janë disa prej tyre?! Zbulojini në këtë link.