Dermatologët britanikë paralajmërojnë kundër përdorimit të një produkti kur jeni jashtë, të cilin njerëzit e përdorin shpesh për të lehtësuar djegiet nga dielli. Sipas dermatologëve, në situatat e tilla duhet të shmangni përdorimin e vazelinës, sepse do t’i përkeqësojë djegiet në lëkurën tuaj. Edhe pse ndihmon në hidratimin e buzëve dhe lëkurës, nuk është mirë ta përdorni direkt në lëkurën e dëmtuar.
Vazelina vepron si një barrierë midis lëkurës dhe ajrit duke e mbajtur nxehtësinë direkt në djegie. Kjo vetëm do ta shtojë kruajtjen dhe do ta shtojë gjithashtu dhimbjen. Dermatologët shprehen se:
Kini kujdes kur e përdorni sepse mund të bllokojë nxehtësinë në lëkurë ose të shkaktojë acarim lokal të lëkurës.
Ata deklarojnë se mënyra më e mirë për t’i trajtuar djegiet është përdorimi i produkteve natyrale. Ata theksojnë se kosi dhe qumështi ndihmojnë më së miri me djegiet. Kjo për shkak se produktet e qumështit kanë një vlerë më të lartë pH dhe kjo ndihmon në uljen e nxehtësisë.
Përveç kësaj, ata sugjerojnë përdorimin e qeseve të çajit të zi të ftohtë ose kastravecit të freskët, sepse ato kanë veti natyrale antioksiduese që ndihmojnë në lehtësimin e djegieve. Nëse nuk jeni në gjendje të përdorni disa nga këto ushqime natyrale, blini kremra ose qetësues kundër dhimbjeve, por së pari kontrolloni përbërësit.