Arilena Ara për një periudhë të gjatë nuk ishte shumë aktive me prodhime të reja muzikore, megjithatë para pak kohësh por këngëtarja e hitit “Nëntori” solli për dëgjuesit e muzikës së saj një album. Ky album për Arilenën ishte shumë i veçantë, pasi bukuroshja u shpreh se përfaqësonte një pjesë të saj.
E teksa së fundmi është angazhuar edhe në televizion, pasionin e saj më të madh, muzikën padyshim na tregon vazhdimisht se nuk mund ta lë pas. Surpriza më e fundit e artistes për ndjekësit është ‘Dashuria ime’ dhe mund të themi me për këto ditë të ftohta dimri është shumë ‘e qëlluar’. Për tekstin e këngës është përkujdesur Timo Flloko dhe emocioni që përcillet nga interpretimi i Arilenës do t’ju bëjë të ndiheni të dashuruar edhe nëse nuk jeni…
Tani duket se artistja ka nisur punën për projekte të reja muzikore, pasi producenti me të cilin ajo bashkëpunon për sjelljen e surprizave të reja postoi një foto krahas Arilenës duke na treguar se kanë nisur nga puna.
Producenti Darko Dimitrov nuk ka zgjedhur të na tregojë diçka më tepër, megjithëse po presim gjithë sy e veshë.
Arilena Ara dhe Miriam Cani dihet prej kohësh që kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra tjetrën. Miqësia e tyre ka nisur që në fillimet e karrierës së Arilenës. Dy mikeshat nuk kanë sjellë ndonjëherë ndonjë bashkëpunim së bashku, megjithatë do të ishte një kombinim shumë interesant.