Për të marrë patentën e makinës, së pari duhet të kalojmë testet e nevojshme që vlerësojnë se jemi të aftë për të drejtuar një mjet, në mënyrë që të mos rrezikojmë jetën tonë ose jetën e këmbësorëve. Si çdo test tjetër, edhe ai i patentës krijon një sasi të konsiderueshme stresi, i cili nuk është i dobishëm për shëndetin tuaj ose për arritjen e përqendrimit të nevojshëm për të kaluar provimin.
Një nga mënyrat më të mira për të qetësuar ankthin është të bëni një pushim të mirë. Nëse flini mjaftueshëm para provimit të patentës, përqendrimi juaj do të jetë në 100%, duke ju lejuar t’i kushtoni vëmendje çdo detaji pa vështirësi. Mos harroni se drejtimi kërkon që të jeni vigjilentë dhe të qetë në çdo moment. Nëse ka një gjë që mund t’ju ‘vjedhë’ paqen menjëherë, është ndjenja se po garoni me kohën. Për të shmangur këtë ngarkesë stresi të panevojshme, gjëja më e mirë që mund të bëni është të organizoheni dhe të dilni nga shtëpia herët, duke marrë parasysh mundësinë e trafikut të rënduar.
Nëse është e mundur, përpiquni të jeni 15 minuta para, në mënyrë që të mund të relaksoheni para provimit. Provoni të qëndroni të qetë. Nëse keni studiuar rregullat e trafikut dhe keni përfunduar trajnimin praktik, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar prandaj merrni frymë dhe përqendrohuni! Kur të jeni para testit, mos u stresoni! Bëni pyetjet e nevojshme nëse diçka nuk është e qartë për ju dhe qëndroni të qetë dhe vigjilentë. Kur të jeni gati të filloni provimin praktik, vendosni rripin e sigurimit, rregulloni vendin tuaj, kontrolloni pasqyrat dhe kërkoni nga pasagjeri juaj të vendosë rripin e tij. Tani ju duhet vetëm të ndiqni udhëzimet që insktruktori do t’ju japë. Kini besim në vetvete!