Celebrities Gossip Showbiz

“Jemi zënë…”, Ledjona zbulon raportin me ish-banorët e BBV3

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Pas përfundimit të këtij edicioni disa hatërmbetje mes banorëve ngelën brenda shtëpisë, disa vazhdojnë ende, disa të tjera u krijuan e disa ende nuk janë sqaruar. Së fundmi Ledjona ka postuar disa pyetje që ndjekësit në Instagram i kanë drejtuar në lidhje me marrëdhënine e saj me ish-banorët e “BBV3”, ku nuk ka ngurruar t’i përgjigjet.

Kur do e pish një kafe me Rozën? Jeni shumë të mira

Sapo të kthehet nga pushimet sepse e kam shumë xhan si vajzë

Po me Riken?

Nuk jemi pajtuar akoma por po e hedh… se keni pyetje shumë

Je zënë me Riken?

Po për buxhetin

Po me Fationin si i ke marrëdhëniet?

Ja kështu i kemi (ka postuar një video duke kënduar e kërcyer së bashku)

Po me Albin si i ke marrëdhëniet?

Albi Nako kur do mblidhemi?

Ish-banorja Ledjona Xheladinaj së fundmi ka postuar një video në rrjete sociale teksa duket duke vrapuar nëpër ambjentet e Top Channel shumë e lumtur. Nga ajo që Ledjona ka shkruar në postim duket se po paralajmëron se së shpejti do të jetë pjesë e një projekti televiziv në Top Channel.