Aktorja, Vanessa Hudgens u bë nënë për herë të parë dhe fotot e saj me bebushin në krahë duke dalë nga spitali “Santa Monica” bënë xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave. Në to, shfaqej aktorja e njohur e ulur në një karrige me rrota, ndërsa i shoqi, mban disa gjëra në dorë dhe një mjeke i shoqëron në dalje të spitalit.
Me siguri, që këto foto e kanë zemëruar jo pak aktoren, e cila ka zgjedhur të bëjë një reagim përmes një postimi në Story në rrjetin e saj social Instagram duke thënë se:
Jemi të zhgënjyer që privatësia e familjes sonë nuk u respektua dhe u shfrytëzua gjatë kësaj kohe shumë të veçantë.
Ajo shtoi gjithashtu se paparacët u treguan lakmitarë për të ushqyer mediat. Më tej, tha se megjithatë, ajo, babai dhe bebi janë mirë.
Rikutojmë gjithashtu se Hudgens u shfaq për herë të parë me barkun e rrumbullakosur në Oscar 2024, në mars, me një fustan të zi të gjatë. Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në dhjetor të vitit 2023. Sipas burimeve nga Just Jared, dyshja e zyrtarizuan lidhjen në Tulum të Meksikës gjatë fundjavës vetëm 10 muaj pasi u fejuan. Rikujtojmë, se çifti ndezi thashethemet për lidhje në nëntor 2020 kur u panë të kapur për dore në Los Angeles.