Fashion

Jemi në sezonin e sandaleve kështu që hidhini një sy modeleve që pritet të bëjnë namin!

Tanimë është e ditur botërisht se sandalet janë një shpëtim i vërtetë përgjatë muajve pranverorë e atyre përvëlues të verës. Nisur nga fakti që tregu i gjerë ofron lloje nga më të ndryshmet, gjë që ju konfuzon kur vjen puna te blerjet, në këtë artikull do t’ju rendisim disa modele të këndshme dhe të veçanta:

Model klasik, me një ngjyrë apo me shumë ngjyra, është momenti të zgjidhni sandalet e duhura për t’u dukur të bukura gjatë gjithë sezonit të plazhit. Me çfarëdo lloj veshjeje që të jeni, me funde apo fustane, pantallona të shkurtra ose treçerekshe, cilido që të jetë stili juaj, zgjedhja e një palë sandalesh nuk i duhet lënë rastësisë.

Këtë sezon ju do të keni mundësinë të zgjidhni midis një shumëllojshmërie formash, ngjyrash dhe stilesh. Hidhini një sy këtyre sandaleve që për këtë sezon pranverë-verë pritet të bëjnë namin:

1.
2.
3.
4.
5.

 

6.

 

7.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se ylli i njohur botëror, Victoria Beckham, ka prezantuar koleksionin e saj të ri të këpucëve Pranverë/Verë 2021. Kur është fjala për këpucët, me Victoria-n nuk ka shaka. Ajo guxon gjithmonë, madje edhe atëherë kur mund të thyejë kodin e veshjes.