Aktualitet Politikë

“Jemi në betejë”,Flamur Noka: Rama i hapi luftë opozitës, pa qeveri teknike nuk do të ndalemi

Pas mbylljes së seancës së Parlamentit, Flamur Noka deklaroi: Prej 3 vitesh i kanë vënë flakën demokracisë në Shqipëri. Edi Rama ka 3 vjet që i ka hapur luftë opozitës. Arrestoi Berishën, burgosi Belerin, burgosi Salianjin. Ne jemi të vendosur të mos ndalojmë, Edi Rama nuk mund të likuidojë opozitën, opozita sot është në ballë të aksionit. Çdo të hënë dhe çdo të enjte do të jetë kjo situatë. Nuk do kemi kompromis me mafien dhe krimin, ne jemi në betejë. Zgjidhja është qeveria teknike. Rama kërcënon me burg këdo që denoncon lidhjet e maxhorancës me krimin. Edi Rama po vepron në mënyrë hakmarrëse. Ata që qeverisin sot janë të denjë për të vjedhur dhe qeverisur bandat e organizuar. Shqipëria nuk i meriton. Ne do i dalim Zot demokracisë. Nuk ka kompromis me mafien dhe krimin e organizuar që është në parlament. Ne jemi në betejë, pa qeveri teknike, me narko-qeveri, Shqipëria nuk ka paqe.