Tech

Jeff Bezos, një miliard dollarë për të mbrojtur tokën dhe detin!

Së fundmi, miliarderi i njohur Jeff Bezos përmes fondit të krijuar “Bezos Earth Fund” ka vendosur të ndajë një miliard dollarë për të mbrojtur tokën dhe detin. Qëllimi është të mbrojë 30% të planetit deri në vitin 2030 në përpjekje për të parandaluar zhdukjet masive. Fondi “Bezos Earth” nuk identifikon grupet ose iniciativat për të cilat synohen këto fonde.

Ai u shpreh se:

Ne do t’i japim përparësi zonave që janë të rëndësishme për biodiversitetin dhe do t’i japim rol kryesor komuniteteve lokale.

Ndërkohë, që gara hapësinore tashmë është jashtëzakonisht e civilizuar. Jeff Bezos dhe themeluesi i ‘Tesla’-s Elon Musk janë fokusuar në një betejë të ashpër për të krijuar kompaninë e parë të udhëtimit në hapësirë. Por ndryshe nga herët e tjera Bezos mesa duket ka vendosur që ta mbështetesë kundërshtarin e tij.

Kompania e Musk ‘SpaceX’ nisi misionin e saj ‘Inspiration4’, i cili bëri të mundur dërgimin e katër civilëve në orbitën e Tokës pa asnjë astronaut profesionist në bord. Ata do të jenë në hapësirë në një kapsulë të quajtur ‘Crew Dragon’ për tre ditë.

Bezos së fundmi ka ardhur me surpriza dhe ka vendosur të investojë në ‘Altos Labs’, një laborator i krijuar së fundmi në funksion të zbulimit të mënyrave si mund të kthehet pas efekti i plakjes. Kompania u themelua gjatë këtij viti dhe po mbledhë shkencëtar të cilëve do u ofrohet 1 milion euro rrogë dhe u është premtuar që do të kenë mundësi të kryejnë kërkimet e tyre individuale siç dëshirojnë.

Ish-pronari i ‘Amazon’ renditet mes investitorëve të shumtë në këtë kompani, por lajmi nuk është konfirmuar akoma nga zëdhënësit e tij. Lajmi bëri menjëherë xhiron e rrjetit dhe komenti më qesharak që ka qarkulluar në rrjet është ai i Elon Musk, që gjithashtu renditet ndër më të pasurit e botës.