Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Duket se krisja e miqësisë mes Romeos dhe Liamit është thelluar pas akuzave të forta që këta dy të fundit i drejtuan njëri-tjetrit gjatë ditës së sotme. Shkak për prishjen e raporteve mes Romeos dhe Liamit, u bë sherri që Liami pati me Heidin javën e kaluar.
Liami: Mos më vendos mua epitete
Romeo: O manjak, o përndjekës, vëllazëria e përndjekësve
Liami: Turp të kesh, e di ti çfrë do thotë manjak?
Romeo: Ja e kam para syve
Liami: Nëse kam thënë diçka është gjë tjetër, ti e tregove me gjeste. Ti je pervers seksualisht, duke i larë gocat me 8S2, kushedi çfarë ka bërë jashtë.
Romeo: Po çfarë u ke treguar shqiptarëve? Ishe mirë, e kishte mirë imazhin, ishe ai Liami i 2004-ën. Erdhe këtu, u bëre manjak për pesë ditë. Je burrë i ulët, 44 vjeç burrë i ulët
Liami: Ti je perversi më i madh që ekziston
Gjatë një bisede me banorët e tjerë të shtëpisë, Juli ka treguar dy pyetjet e para që i ka bërë bashkëshortes kur ishin akoma duke u njohur. “A di të bësh për të ngrënë? A di të bësh ëmbëlsira?”– ishin dy pyetjet që aktori i drejtoi partneres vite më parë, e cila i është përgjigjur “po”, ndërsa Juli tha se dashuria kalon nga stomaku. Të njëjtin mendim me aktorin ndajnë edhe banorët e tjerë, të cilët gjithashtu treguan historitë e tyre.