Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Debati gjatë këtyre ditëve mes Romeos, Rozës dhe Heidit është diskutuar gjatë këtë spektakël. Pasi Heidi u akuzuar se është ajo që e shtyn Romeon në debate, Albi kishte një tjetër mendim. Sipas tij Romeo përdor strategji me të gjitha gocat duke i përdorur për lojën e tij.
Albi Nako: Je pa këllqe. Përdor vajzat. Ta shpreh mendimin tim.
Romoe: Kaq kishe?
Albi: Më lër të mbaroj. Ti e bën luftën me vajza se nuk e bën dot vetëm. Ti je njeri që fyen, gjestikulon të tjerët duke provuar, shfashohesh kur flet.
Romeo: Nuk e dija si mund të qeshesh më një njëri që e mendon të tillë.
Albi: Qesh mirë kush qesh i fundit
Romeo: Ti mund të konfidohesh me një njeri se mua kur mendon kshu. Kur mendon se kam dal i preferuar, më ke kap kap te këmba. Ti dole plako, Faleminderit Albi Nako.
Albi: Tani mbrohu me vajzat. Ti bën të indinjuarin ktu, bën sikur je ti faktori i shtëpisë. Çfarë të thash dje
Romeo: Je me atë snajperin, nuk të shkon ky roli
Romeo dhe Lisi i planifikuan një ‘kurth’ Artës për ta hedhur në pishinë me rroba. Teksa Romeo i ka marrë vëmendjen dhe gjeti justifikim për t’i hequr mikrofonin, aty Lisi e shtyn papritur duke e hedhur në pishinë. Për shkak se ishte me rroba, fustani nude që kishte veshur për shkak të ujit u bë transparent dhe në momentin që doli nga pishina përvec se i ‘çmendi’ të gjithë me format trupore, u duk se nuk kishte veshur të brendshme.