Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Ditën e sotme Erjola dhe Egla kanë patur një debat me njëra-tjetrën. Egla është shprehur për Erjolën se nuk ka lidhje me televizionin dhe se është thjeshtë një sekretare, e kjo nuk u prit mirë nga ana e Erjolës.
Erjola: Të thashë çfarë kisha për të thënë fli rehat, kaçurreli i bukur ti
Egla: Erjola nuk e ngre dot kokën aq lart për të të parë, je thjesht një sekretare nuk ke lidhje me televizionin, je lëpirëse, nuk je shembull’
Erjola: Ti më gjykon mua për profesionin dhe unë qesh se je ti ajo që e bën, je ti ajo që prekesh kur të përmendin profesionin
Një debat ka ndodhur mëngjesin e sotëm në oborr mes Romeos dhe Liamit. Teksa Liami ka qenë duke bërë vrap rreth pishinës, Romeo e ka ngacmuar duke i thënë se nuk di të bëjë asgjë tjetër vetëm të ngacmojë vajzat nga batanijet, gjë e cila ngriti një debat mes tyre.