Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Ndërkohë që të gjithë menduan se në shtëpinë e BBV kishte rënë qetësia, janë gabuar. Teksa kanë qenë në oborr duke ngrënë ushqim, Meritoni dhe Egla janë përplasur me njëri-tjetrin dhe mes këtij debati ka ndërhyrë edhe Heidi.
Egla: M’u largo, dhunues. Meriton, m’u largo.
Meritoni: Pse viktimizohesh?
Egla: Meriton, m’u largo. Më lër të ha bukë.
Meritoni: Shikoni, hyri në rol.
Heidi: Meriton, të hamë njëherë.
Meritoni: O Heidi, pse hyn o Heidi?
Heidi: Sepse nuk dua të bëj edhe njëherë të njëjtin gabim se ka ndodhur dhe faktikisht je i rëndë. Nuk po mbroj Eglën, por po të them edhe njëherë, kupto kur të flasin.
Merioni: Cilin gabim o njeri?
Heidi: Je i rëndë. Shqitu, ndaloje.
Meritoni: Cfarë gabimi? Pse jam i rëndë?
Heidi: Lëre të marrë frymë.
Meritoni: Po ti ku kyn ke këtu?
Heidi: Nuk hy unë por është njerëzore, po e ndjej unë peshën e asaj, jo më kjo.
Visualizza questo post su Instagram