Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Pavarësisht se marrëdhënia e tyre nisi shumë pozitive për shkak të një loje të organizuar nga Vëllai i Madh, ku Lidi pretendonte se ishte vëllai i Heidit, Romeo dhe Lidi vijuan të ishin shumë të afërt edhe kur loja u zbulua. Mirëpo që prej momentit që Lidi ka dalë në nominim, marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar, ku prej ditës së djeshme, dyshja është përplasur disa herë.
Romeo: Je i pafytyrë dhe pa respekt.
Lidi: Respekti është ndjenjë njerëzore. Unë ndaj asaj kam patur respekt, ndaj teje kam patur respekt, ndaj Heidit kam patur respekt, ndaj Julit kam patur respekt.
Romeo: O na iluminuat ju, respekti është ndjenjë njerëzore, po njerëzore është pse çfarë është.
Mbrëmjen e djeshme banorët kanë lexuar mesazhet e ardhura në “Big Love” jo vetëm nga fansat por edhe familjarët e tyre. Ndër mesazhet e shumta që ka marrë, ai që ka përlotur Romeon ka qenë pikërisht mesazhi i dërguar nga vëllai i tij, Donaldi, i cili ka shkruar se ndihet krenar për lojën e tij në BBV.