Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli janë dy banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”, të cilët kanë krijuar një romancë. Edhe pse çifti ka patur ‘ulje dhe ngritje’ në marrëdhënie, sidomos kohëve të fundit që pjesë e shtëpisë është bërë dhe një banore e re, Sara Karaj, mbrëmjen e djeshme dyshja është shfaqur në momente romantike me njëri-tjetrin.mTeksa përqafohen dhe puthen në shtrat, Ilnisa e quan Meritonin ‘dashuria e jetës sime.’
Visualizza questo post su Instagram