Graciano dhe Erjola Doçi janë shprehur në Post Big Brother se Heidi ka ndryshuar dhe e shohin si tepër arrogante dhe prepotente. Heidi këtë gjë e mohon, por ish-banorët nuk ndajnë të njëjtin mendim.
Graciano: Një gjë që po më bën përshtypje sot më duket sikur dikush e ka pushtuar Heidin.
Heidi: Na kënaqe.
Graciano: Je arrogante, prepotente. Nuk e kemi parë Heidin kështu në BBV, çfarë të ka ndodhur, më dukesh shumë ndryshe. Ti vazhdon të jesh prapë Heidi pa këllqe, vazhdon të jesh prapë manipulatore dhe vazhdon të jesh hipokrite se po vazhdon të tregosh në dy poste një version tjetër të vetes tënde.
Heidi: Faleminderit.
Erjola Doçi: Në fakt qasjen e Heidit po e shoh dhe unë, të gjithë kemi marrë famën tonë, mbështetjen nga publiku, por të rrimë pak me këmbë në tokë sepse për këtë na kanë duartrokitur deri më sot, po shoh qasje prepotence.
View this post on Instagram