Celebrities Showbiz

“Javë e re, flokë të reja”/Bora Zemani bën ndryshimin surprizues në pamjen e saj!

Moderatorja e dashur për publikun, Bora Zemani, është mjaft aktive në rrjetet e saja sociale, ku ndan momente nga përditshmëria e saj me ndjekësit. Ditën e sotme Bora është shfaqur si kurrë më parë, me një ndryshim drastik në pamje.

Ndonëse syri i publikut u mësua me Borën me flokët e kuqe qershi, tani është koha për një ndryshim. Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit ajo është shfaqur me ngjyrën e saj të re të flokëve dhe padiskutim i shkon kaq shumë. Krahas videos së postuar, Bora shkruan:

Javë e re, flokë të reja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Rikujtojmë se, Bora Zemani ka folur për disa detaje nga jeta e saj personale, gjatë intervistës së zhvilluar disa javë më parë nga Ed Manushi në “Top Arena”. Ndër to ishin edhe aludimet për një dasmë të mundshme gjatë verës, për të cilën moderatorja e dha një përgjigje.