Aktualitet

Java mbyllet me mot të qëndrueshëm/Parashikimi për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës deri pasdite, pjesërisht përgjatë relieveve malore të Ultësirës Perëndimore dhe në jug, kryesisht në relievet malore.

Vranësirat pritet të shoqërohen më reshje shiu të herëpasherëshme e me intensitet të ulët, në formë të shtrëngatave aftatshkurtra. Në mbrëmje do të ndërpriten reshjet në të gjithë territorin.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit. Era fryn e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në male e lugina, era fiton shpejtësi 10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
16/28
Diell pak re

Kukës
14/25
Diell pak re

Lezhë
17/30
Diell re

Dibër
12/26
Diell re shi

Durrës
16/31
Diell pak re

Tiranë
15/31
Diell re

Elbasan
15/31
Diell re shi

Berat
13/32
Diell re shi

Vlorë
16/29
Diell re shi

Korçë
10/22
Diell re shi

Gjirokastër
12/27
Diell re shi

Sarandë
16/27
Diell re shi