Sport

Java e 4-rt e Kampionatit të Vajzave, sot derbi Partizani-Tirana!

Java e katërt e Kampionatit të Futbollit të Vajzave do të luhet e ndarë në tri ditë, duke filluar nga sot. Pra, të premten, të shtunën e të dielën. 10 skuadra do të zbresin në fushë, por nuk ka dyshime që sfida më pikante e kësaj jave është derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana.

Kjo do të jetë edhe ndeshja hapëse e javës së katërt, që luhet këtë të premte në stadiumin “Arena e Demave”, në ora 13:00. “Të kuqet” po kalojnë një formë mjaft të mirë këtë sezon. Nga ana tjetër, vajzat bardheblu pësuan një humbje dhe kanë marrë një fitore.

Nesër do të luhen dy takimet e tjera të kësaj jave. Egnatia do të udhëtojë drejt Durrësit për sfidën ndaj Teutës, që do të luhet në aneksin e stadiumit “Niko Dovana” në qytetin bregdetar, në ora 11:00. Pas fitores me Gramshin në “Shtëpinë e Futbollit”, Vllaznia do të përballet me Lushnjën. Sfida do të luhet në ora 13:00 në “Reshit Rusi”.

Të dielën do të zhvillohen edhe dy sfidat e tjera të javës së katërt. Laçi pret në shtëpi ekipin e Gramshit. Ndeshja është programuar të nisë në ora 11:00. Në sfidën e fundit të javës, Apolonia do të luajë kundër Kinostudios në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” në ora 15:00.

Kategoria Superiore për vajza – Java 4

E premte, 18 tetor

Partizani-Tirana 13:00

E shtunë, 19 tetor

Teuta-Egnatia 11:00

Vllaznia-Lushnja 13:00

E diel, 20 tetor

Laçi – Gramshi 11:00

Apolonia – Kinostudio 15:00